Një muaj qeveria “Kurti 2”, analisti Ilir Ibrahimi: E papranueshme situata me vaksinat
Analisti Ilir Ibrahimi e komentoi si “situatë të papranueshme” situatën që po kalon Kosova, e cila mbetet e fundit në rajon që nuk ka nisur programin e vaksinimit kundër COVID-19.
Duke komentuar katër javët e para në qeveri të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Ibrahimi tha për Euronews Albania se ai është përballur me disa kritika me vendimet e para që ka marrë. Ndër to ai përmendi “mbylljen dyjavore të gastronomisë teksa kufijtë e Kosovës ishin të hapura” si dhe “negociatat për vaksinën Pfizer dhe sulmin ndaj një media”.
Ibrahimi tha se në çështjen e vaksinave nuk ka një qëndrim publik në Kosovë se çfarë po bën dhe ku po bazohet qeveria.
“Jemi të fundit në rajon, nuk është se po shohim progres në këtë pikë teksa qeveria dhe partitë politike po vazhdojnë luftën mes njëri-tjetrit dhe kjo për popullsinë është e papranueshme,” – tha Ibrahimi.
BE i ka kërkuar qeverisë Kurti të mos nxitojë me ligjin për konfiskimin e parive të paluajtshme të konfiskuara dhe të konsultohet me partitë e tjera politike. Për Ibrahimin lëvizjet e qeverisë japin idenë se ato janë në kontekstin e “politikës populiste”, kjo pasi për situatën që ka Kosova prioritare janë çështje të tjera si pandemia.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta