Ruben Amorim nis nga puna, trajneri prezantohet me lojtarët e Manchester United
Ruben Amorim nuk humb kohë, por ka nisur menjëherë nga puna në krye të ekipit të Manchester United. Portugezi, pak ditë pasi i dha lamtumirën Sportingut të Lisbonës u transferua drejt ishullit, aty ku është prezantuar me lojtarët. Koha në dispozicion është e shkurtër e si rrjedhojë, 39-vjecari nuk ka humbur kohë. Ndalesa e kampionatit për shkak të kombëtareve është një moment i mirë që djajtë e kuq të bënin ndryshimin në pankinë, duke i lënë afro 2 javë kohë teknikut të ri për tu përshtatur.
Ndeshja e parë zyrtare për Amorim është ajo ndaj Ipswich në kampionat më 24 nëntor, ku dhe do të shihen ndryshimet nga ana e portuezit. Gjendja e ekipit nuk është aspak e mirë për faktin se Manchester United renditet në vendin e 13-të me 15 pikë, 7 më tepër se Ipsëich që gjendet thuajse në zonën e ftohtë.
Fakti i vetëm që qetëson disi Amorim është se djajtë vijnë nga fitorja 3-0 ndaj Leicester nën drejtimin e Van Nistelrooy, i cili bëri mirë si trajner i përkohshëm. Sa i përket dëmtimeve Mainoo, Malacia, Shaë e Maguire pritet të rikthehen në ditët në vijim.
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)