Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur thirrjet për zgjerimin e “pakufishëm” të programit bërthamor ushtarak të vendit për, sic tha, t’i luftuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.
Në një konferencë me zyrtarët e ushtrisë të premten, Kimi e dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta përditësuar strategjinë e përbashkët me Korenë e Jugut për mbrojtje bërthamore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak trepalësh me Jugun dhe Japoninë.
Ai e përshkroi këtë bashkëpunim si “NATO-ja aziatike” e cila po i rrit tensionet dhe destabilitetin në rajon.
Kimi kritikoi Shtetet e Bashkuara edhe pse po e mbështesin Ukrainën, e cila po e lufton pushtimin nga Rusia.
Ai madje tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë po e përdorin Ukrainën si “trupa elitare” për të kryer luftë kundër Moskës dhe për ta zgjeruar ndikimin ushtarak të SHBA-së, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.
Në muajt e fundit, Kimi e ka bërë prioritet forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Uashingtoni, Seuli dhe Kievi thonë se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, për ta përkrahur Kremlinin në luftë kundër Ukrainës, dhe se një pjesë e tyre janë përfshirë në luftime në Kursk, rajonin rus në kufi me Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta