Plagosi sekretarin e PD-së, autori flet nga arratia: S’jam socialist dhe as krenar për ngjarjen

20 Prill 2021 | 10:23

Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim nga policia për të shtënat me armë pasditen e djeshme në një nga zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, ku ngeli i plagosur Bledar Oshtuni, ka folur nga arratia për ngjarjen.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Jonuzi thotë se gjithçka që ndodhi nuk ka të bëjë me politikën, por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një të moshuare me shami dhe ai  i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

Jonuzi thekson se nuk është simpatizant i Partisë Socialiste, madje sipas tij ka kontribuuar për vite me radhë për Partinë Demokratike.

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam, Zoti më faltë, por nuk ka lidhje fare me punë politike. Për mua janë të gjithë të njësoj. Nuk më intereson asnjë lloj partie që kujtohen për ne popullin njëherë në 4 vite”, shprehet ndër të tjera Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Ndërkohë, Bledar Oshtuni, sekretari i PD-së në Kavajë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje në kërkim janë edhe Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të dy funksionarë të Policisë bashkiake në Kavajë që sipas policisë kanë goditur me grushte Bledar Oshtunin.

Menjëherë pas ngjarjes së zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë reaguan edhe figurat politike në vend.

Lulzim Basha e cilësoi ngjarjen një atentat ndaj PD nga një kryeministër që e di se do të humbë zgjedhjet.

Nga ana tjetët Basha e cilësoi ngjarjen e ndodhur në Kavajë një akt të patolerueshëm që duhet dënuar, por politizimi i kësaj ngjarjeje sipas tij është më keq se vetë ngjarja.

Lexoni gjithashtu:

Plagosja në Kavajë, Basha dhe Meta akuza mazhorancës dhe policisë, reagon Rama

Të shtëna me armë zjarri brenda zyrave të PD në Kavajë, një i plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026