PS dhe PD replikojnë për plagosjen në Kavajë
Pas ngjarjes ku sekretari i Partisë Demokratike u plagos nga një qytetar pranë zyrave të PD-së në Kavajë, ka pasur reagime si nga kryeministri Rama ashtu dhe nga PD-ja e presidenti Meta.
Pasi autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi nxori një video nga arratia, në rrjetet sociale ku tregoi arsyet se përse ndërmori atë vendim dhe se nuk kishte të bënte me Partinë Socialiste, madje ishte një simpatizant i opozitës, aktorët politik reaguan përsëri.
Kryeministri Rama theksoi edhe njëherë se ngjarja e ndodhur në qytetin e Kavajës nuk ka asnjë motiv politik dhe se pavarësisht faktit se Jonuzi ka pohuar të jetë me Partinë Demokratike, as PD-ja nuk ka faj për ngjarjen. Sipas tij është politizimi që po i bëhet situatës, faji i Partisë Demokratike.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman! – shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!
— Edi Rama (@ediramaal) April 20, 2021
Nga ana tjetër Partia Demokratike ka dhënë një deklaratë ku ka sjellë në vëmendje se kryeministri Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që autori endet i lirë. PD-ja theksoi sërish se pas ngjarjes fshihet Rama dhe njerëzit e tij, ndërkohë që e cilësuan ngjarjen një sulm kriminal kundër demokracisë.
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë! – thuhej në deklaratën e PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta