Akte sabotimi në Gjermani e Finlandë, u priten kabllot për transmetimin e të dhënave
Ministri gjerman i Mbrojtjes ka deklaruar se dëmet e shkaktuara ndaj dy kabllove nënujorë për transmetimin e të dhënave mes Gjermanisë dhe Finlandës ishin të qëllimshme.
“Askush nuk beson që këto kabllo të jenë prerë në mënyrë aksidentale”, ka thënë Boris Pistorius në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
“Gjithashtu na duhet të supozojmë se bëhet fjalë për një akt sabotimi”, ka vijuar ministri, duke shtuar se si Gjermania edhe Finlanda nuk e dinë ende se kush është përgjegjës për dëmet.
Qeveritë e dy vendeve njoftuan të hënën se kishin zbuluar prerjet e kabllove nënujorë për transmetimin e të dhënave dhe se një hetim mbi episodin e rëndë është në zhvillim.
Në një deklaratë të përbashkët, dy ekzekutivët thanë se nuk e dinin ende se kush ishte përgjegjës, por nënvizuan se incidenti vjen në një kohë kur siguria evropiane kërcënohet jo vetëm nga Rusia, por edhe nga aktorë të tjerë hibridë dashakeq.
Në fjalën e tij, Pistorius e ka vënë theksin pikërisht tek të ashtuquajturit “aktorë hibridë”, duke i cilësuar ata përgjegjës për dëmet e shkaktuara.
“Neve na duhet të themi, edhe pse nuk e dimë ende, se bëhet fjalë për një akt hibrid”, ka thënë Pistorius, duke lënë të kuptohet se Rusia, shpesh herë e konsideruar përgjegjëse për të tilla veprime, mund të jetë fajtore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta