Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 4000 dronë të pajisur me inteligjencë artificiale
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4000 dronë sulmues, të cilët pritet të dorëzohen brenda javëve të ardhshme, raportoi gazeta gjermane Bild. Këta dronë, të njohur gjithashtu si “Mini-Taurus” për shkak të ngjashmërisë së tyre me raketat gjermane Taurus, do të jenë më të avancuar se dronët aktualë kamikaze të përdorur nga Ukraina.
Kapacitetet e dronëve të rinj
“Mini-Taurus” pritet të kenë një gamë të shtuar të komanidimit përmes inteligjencës artificiale dhe aftësi për të shënjestruar tanke dhe pozicione ushtarake ruse me saktësi të lartë. Furnizimi me këto sisteme moderne është pjesë e angazhimit të Gjermanisë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, i shpallur më herët nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Kundërshtimi ndaj raketave Taurus
Ndërkohë, Gjermania vazhdon të refuzojë kërkesat e Ukrainës për raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus. Kancelari Olaf Scholz ka qëndruar i palëkundur në këtë qëndrim, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së, që së fundmi ka miratuar përdorimin e Sistemeve Raketore Taktike të Ushtrisë (ATACMS) nga Ukraina.
Zëvendës zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ëolfgang Buchner, ka deklaruar se vendimi amerikan nuk ndikon në qëndrimin e qeverisë federale gjermane. Raketa Taurus, e njohur për rrezen e saj mbi 500 kilometra dhe aftësinë për të shkatërruar objekte strategjike si ura dhe bunkerë të thellë, mund të arrijë objektiva shumë thellë erritorit rus, përfshirë Moskën.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset