Kremlini: Sulmi me raketë balistike në Ukrainë ishte paralajmërim për Perëndimin

22 Nëntor 2024 | 11:42

Kremlini ka thënë të premten se një sulm i ushtrisë ruse në Ukrainë, me një raketë të porsazhvilluar balistike hipersonike, kishte për qëllim ta paralajmëronte Perëndimin se Moska do të përgjigjet ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për ta lejuar Kievin ta sulmojë Rusinë me raketat e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente një ditë pasi presidenti Vladimir Putin tha se Moska përdori raketë të re – Oreshnik – në një sulm ndaj një objekti ushtarak të Ukrainës.

Peskov tha se Rusia nuk ishte e obliguar t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, por i njoftoi ato gjithsesi 30 minuta para lëshimit të raketës.

Putini mbetet i hapur për dialog, tha ai.

Të enjten, Putini tha se përdorimi i armës së re ishte përgjigje ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë brenda Rusisë.

“Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e cila mund të bartë koka bërthamore.

Më herët gjatë 21 nëntorit, Kievi tha se Rusia kishte përdorur raketë balistike ndërkontinentale gjaë një sulmi masiv me raketa në Dnipropetrovsk.

Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta.

Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026