Drejtorja e AKSHI-t: Asnjë e dhënë e qytetarëve nuk ruhet dot në e-Albania

20 Prill 2021 | 16:48

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj në një reagim lidhur me publikimin e të dhënave për 910 mijë votuesit në Tiranë, thotë se në sistemin e-Albania asnjë e dhënë e përdoruesve nuk ruhet.

Znj. Karçanaj duke sqaruar se  “të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania” ka theksuar se përveçse kjo gjë është e ndaluar me ligj gjithashtu “nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot.”

“Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndër veprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizmin e Shtetit Shqiptar, e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë”, tha Karçanaj.

Aktualisht në e-Albania janë regjistruar 1.93 milionë shqiptarë dhe biznese që marrin 1207 shërbime në kohë reale online duke shmangur radhët e gjata të sporteve, trafikun, tarifat apo edhe ryshfetin. Shërbimet publike aksesohen në çdo moment të mundshëm duke kursyer miliona dollarë nga mos pagesa e tarifave dhe qindra vite kohë nga pritjet e radhëve që tashmë sipas Karçanajt, janë pjesë e së kaluarës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026