Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, shembet ndërtesa 8-katëshe: Numër i madh viktimash

23 Nëntor 2024 | 14:34

Një shpërthim i fuqishëm i ka vrarë 11 persona në qendër të Bejruit të shtunën, ka thënë mbrojtja civile libaneze, teksa Izraeli çon përpara ofensivën kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun grup terrorist, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm krahun e tij ushtarak, por jo atë politik.

Sulmi e ka shkatërruar një ndërtesë tetë-katëshe dhe ka shkaktuar numër të madh viktimash, ka thënë Agjencia kombëtare e lajmeve të Libanit.

Në pamjet e transmetuara në media është parë të paktën një ndërtesë e shkatërruar dhe shumë tjera të dëmtuara rëndë përreth.

Agjencia ka thënë se bombat e përdorura nga Izraeli – rreth katër sosh – kanë shkaktuar kratere nëpër terren.

Ky është thënë të jetë sulmi i katërt i Izraelit në qendër të Bejrutit këtë javë.

Izraeli ka nisur ofensivë masive kundër Hezbollahut në Liban, në shtator të këtij viti, pas gati një viti të armiqësive kufitare mes dy palëve.

Militantë të Hezbollahut kanë gjuajtur Izraelin me raketa, si shenjë solidarizimi me Hamasin – grup militant që udhëheq Gazën – të cilin e lufton Izraeli prej muajit tetor të vitit 2023.

Hamasi konsiderohet grup terrorist edhe nga SHBA-ja edhe nga Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Faktori ndërkombëtar ka dështuar të arrijë një armëpushim për konfliktet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026