Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

25 Nëntor 2024 | 08:35

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka në plan të emërojë Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë. Zonja Rollins drejton organizatën “America First Policy Institute”

“Në postin e Sekretares së Bujqësisë, Brooke do ë drejtojë përpjekjet për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, të cilët në të vërtetë janë shtylla qendrore e vendit tonë”, tha Trump në një deklaratë.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Rollins do të drejtojë një agjenci me 100,000 punonjës që ka zyra në çdo qark të Shteteve të Bashkuara dhe do të mbulojë një gamë të gjërë çështjesh, si siguria ushqimore, zhvillimi rural, hulumtimet në fushën e bujqësisë dhe tregtia, mes të tjerash.

Buxheti i agjencisë për vitin 2024 ishte 437.2 miliardë dollarë.

Axhenda e kandidates do të ndikojë tek dieta ushqimore dhe shpenzimet e amerikanëve për ushqimin. Zyrtarët e Departamentit të Bujqësisë negociojnë marrëveshje tregtare, japin rekomandime për dietën, inspektojnë prodhimet e mishit, luftojnë zjarret dhe mbështesin qasjen në internet për zonat rurale, mes aktiviteteve të tjera.

“Brooke është e përkushtuar ndaj fermerëve amerikanë, për mbrojtjen sigurisë ushqimore në vend, dhe rigjallërimin e qyteteve të vogla të varura nga bujqësia”, thuhet në deklaratën e Trump.

Zonja Rollins drejtoi Këshillin e Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026