Shqetësimet e të rinjve, Ervjola Osmanaj: Papunësia dhe korrupsioni në arsim

21 Prill 2021 | 09:35

Ervjola Osmanaj, presidente e rrjetit kombëtar të të rinjve në Shqipëri tha për Euronews Albania se nga sondazhet e bëra për të parë ku qëndrojnë problematikat kryesore të të rinjve, rezulton se papunësia dhe korrupsioni në arsim janë dy më kryesoret.

Ajo përmendi Kontratën Rinore Kombëtare që është një dokument që nga viti 2015 dhe ka si qëllim kryesor evidentimin e shqetësimeve kryesore të të rinjve.

Sipas saj në këtë anketë 70% e të rinjve rezultojnë të shqetësuar nga papunësia. Ndërkaq 53% e tyre janë të shqetësuar për korrupsionin në arsim dhe mungesën e meritokracisë.

“Pikënisja duhet të jetë të krijimi i zyrave të këshillimit të karrierës. Më pas duhet të bëhet një studim i mirëfilltë i tregut të punës në mënyrë që studentët të shkojnë në universitete ku ka kërkesë tregu i punës,” – u shpreh Osmanaj, teksa theksoi se duhet të vendosen politika për mbështetjen e punësimit rinor.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026