Avancojnë rebelët sirianë, guerrilasit depërtojnë në Alepo, bombardime nga Rusia
Forcat rebele në Siri kanë marrë nën kontroll pjesën dërrmuese të qytetit të dytë më të madh në vend, Alepos.
Lajmin e ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.
Rusia kreu sulme ajrore në disa zona të Alepos natën mes së premtes dhe së shtunës, për herë të parë që prej 2016-s – raportuan vëzhguesit.
Sipas Observatorit, mbi 300 persona, përfshirë mbi 20 civilë, janë vrarë që kur ofensiva nisi të mërkurën e kaluar.
Ofensiva është më e madhja ndaj qeverisë siriane ndër vite dhe përbën herën e parë që rebelët që luftojnë forcat e presidentit Bashar al Assad arrijnë Alepon, që kur u gjunjëzuan nga ushtria në 2016-n.
Aeroporti i Alepos dhe të gjitha rrugët që të çojnë në qytet janë mbyllur, deklaruan burime ushtarake për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Rebelët arritën të shtrinin kontrollin pa hasur një rezistencë të fortë, pasi forcat e regjimit sirian u tërhoqën – ka shtuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmet turke në Siri dhe Irak, raportohet për 27 viktima
- Forcat amerikane sulmojnë një grup aleat të Iranit në Siri
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta