Blinken dhe Lavrov pritet të përballen në takimin e OSBE-së në Maltë

5 Dhjetor 2024 | 08:53

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë.

Derisa Ukraina do të jetë çështja kryesore politike, gjatë këtij takimi pritet që formalisht të aprovohen marrëveshje të arritura në çastet e fundit për çështje përfshirë edhe pozitat e larta për siguri dhe të drejtat të njeriut në këtë organizatë, ku fuqitë perëndimore shpesh e akuzojnë Rusinë se i shkel të drejtat e njeriut dhe normat ndërkombëtare.

Takimi i ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë nga 57 shtete anëtare nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia Qendrore këtë vit është lënë nën hije nga kthimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, këshilltarët e të cilit po shqyrtojnë propozime për t’i dhënë fund luftës që do t’i falte Rusisë pjesë të mëdha të Ukrainës.

Duke qenë se Trumpi do ta marrë detyrën pas rreth një muaji, fuqitë perëndimore synojnë ta përsërisin mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa Rusia sipas të gjitha gjasave do t’i përsërisë kritikat ndaj OSBE-së.

Lavrov deklaroi vitin e kaluar se OSBE-ja ” në thelb po shndërrohet në një shtojcë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026