Vrasja në Elbasan, delegacioni i BE: Të shmanget retorika nxitëse dhe gjuha e urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës

21 Prill 2021 | 20:19

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Elbasan ku nga një përplasje me armë zjarri u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet thirrje për hetim të menjëhershëm të ngjarjes, ndërsa kërkohet shmangia e dhunës dhe retorikës me gjuhë urrejtjeje në këtë moment vendimtar të fushatës për zgjedhjet e së dielës.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Më herët ambasada amerikane u bëri thirrje për vetëpërmbajtje liderëve të politikës në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026