Trump i kërkon Putin armëpushim: Zelensky dhe Ukraina duan marrëveshje
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Trump e ka cilësuar lëvizjen si pjesë të përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund konfliktit, edhe pse ndodhet ende disa javë nga marrja e detyrës.
“Presidentit Zelensky dhe Ukrainës do t’u pëlqente të bëin një marrëveshje dhe ta ndalnin çmendurinë”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.
Ndërsa në një intervistë televizive të dhënë të dielën, Trump sugjeroi se mund ta reduktojë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe madje të shqyrtojë anëtarësimin e Shteteve të Bashkuara në NATO.
Deklaratat bënë që të ngrihet alarmi mes Ukrainës, aleatëve në NATO dhe ekspertëve të sigurisë kombëtare.
I pyetur nga gazetari i NBC nëse po punonte për t’i dhënë fund luftës thuajse 3-vjeçare të Rusisë në Ukrainë, Trump konfirmoi duke thënë: “Po, po punoj”.
Megjithatë, ai refuzoi të zbulonte nëse kishte folur në telefon me Putin. “Nuk dua të them asgjë, pasi nuk dua të bëj diçka që mund të minojë negociatat”, tha Trump.
Propozimet e Trump, të bëra publike pas takimeve me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, parashikojnë një ndërprerje imediate të akteve armiqësore dhe fillimin e negociatave.
“E njoh mirë Vladimirin. Është momenti për të vepruar. Edhe Kina mund të ndihmojë. Bota po pret”, vijoi Trump.
Komenti i tij i referohej përpjekjeve të Pekinit për të ulur palët në tryezë, të cilën shumë vende perëndimore e shohin si një lëvizje në favor të Moskës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset