Pësoi hemoragji cerebrale, Presidenti i Brazilit i nënshtrohet operacionit në kokë
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi i është nënshruar një operacioni për shkak të një hemorragjie në tru. Problemet shëndetësore filluan pas një aksidenti në muajin tetor të këtij viti, kur ai u rrëzua në ambientet e banesës dhe u dëmtua në kokë.
Pas aksidentit Lula pati komplikacione të rënda që çuan në shqetësim të madh për gjendjen e tij shëndetësore.
Aktualisht, presidenti është nën kujdes intensiv në një spital në São Paulo, pasi iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar hemorragjinë. Sipas një njoftimi nga presidenca e Brazilit, Lula ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe është duke u monitoruar vazhdimisht. Në ditën e hënë, presidenti u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pas ankesave për dhimbje koke. Testet zbuluan një hemorragji intrakraniale, e cila kërkoi transferimin e tij në São Paulo për një ndërhyrje kirurgjikale.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenca ka siguruar qytetarët se Lula është duke iu përgjigjur trajtimit dhe se po merr kujdesin e duhur.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset