Teknologjia në zgjedhje, Pelinku: Nëse do ketë defekte do të zëvendësohen direkt pajisjet
Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alba Pelinku komentoi për Euronews Albania rreth punës që po bëhet për të mbuluar të gjitha qendrat e votimit me teknologjinë e identifikimit elektronik të votuesve.
“KQZ vijon me ritme shumë intensive procedurën e përzgjedhjes dhe trajnimit të aplikantëve për operatorë të pajisjes së identifikimit elektronik në qendrat e votimit, në momentin që flasim kemi mbulim të gjerë, mbeten ende problematike qendrat që janë larg dhe kanë vështirësi për nga infrastruktura, por po vijojmë me identifikimin e aplikantëve që janë të gatshëm të shkojnë atje,” – tha Pelinku.
Nënkomisionerja u shpreh se “bëhet fjalë për një numër të vogël qendrash”, megjithatë ajo nuk dha një numër të saktë se sa qendra janë aktualisht pa operatorë.
Gjatë procesit të votimit parashikohet që në raste problemesh teknike të ndërhyhet duke u njoftuar shërbimi i servisit dhe nëse nuk rregullohet kryhet ndryshimi i pajisjes. Pelinku siguroi se kjo gjë është garantuar nga kontrata.
Në intervistë Pelinku foli edhe për projektin pilot të votimit elektronik. Ajo theksoi se vota elektronike garanton plotësisht fshehtësinë e votës dhe hodhi poshtë të gjitha pretendimet se prej kësaj mënyre votimi mund të kuptohet se kush voton kë.
Më 25 prill qendrat e votimit parashikohen të kenë videokamera prej së cilave do të bëhet video-monitorimi i të gjitha lëvizjeve për të parandaluar shkeljet e procedurave apo manipulimet. Edhe për këtë Pelinku këmbënguli se kamerat nuk cenojnë fshehtësinë e votës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta