Gjykata lë në qeli 34-vjeçarin që plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” në kryeqytet
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” 34-vjeçarin, Rudolf Nikollin, i cili 3 ditë më parë plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” në kryeqytet.
I riu teksa është njohur me akuzën e” veprimeve me qëllime terroriste”, ka deklaruar se është përndjekur nga besimtarë myslimanë prandaj ka ndërmarrë atë akt ekstrem, ndërsa ka shtuar se prej kohesh nuk ka konsumuar medikamentet që i kanë dhënë nga spitali psikiatrisë ku ka qenë shtruar pak kohë më parë.
Ndërkohë lidhur me këtë, prokurori i çështjes është shprehur në seancë se është marrë dosja që disponon spitali psikiatrik për këtë person.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit në kryeqytet.
Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po kështu, Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.
Lexoni gjithashtu:
Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta