INSTAT: 1 në 5 persona në Shqipëri jetojnë në prag varfërie

13 Dhjetor 2024 | 16:10

545 mijë banorë në Shqipëri janë në rrezik varfërie. Kufiri për të qenë i varfër konsiderohen të ardhurat mujore 22.200 lekë (220 euro) dhe familjet që rrezikojnë të humbasin këtë nivel të ardhurash, janë ato që kanë nën varësi fëmijë më të vegjël se 18 vjeç.

Afro një në pesë individë në Shqipëri jeton në pragun e varfërisë. Në numër, janë 545.400 individë të cilët kanë  të ardhura të ulëta, e që kërcënohen nga rreziku i një jetese pa standardet minimale.

Të dhënat që nxjerr INSTAT për vitin 2023, tregojnë se në krahasim me vitin 2022, vihet re një ulje me 31 mijë njerëz që jetojnë në kushte të vështira.

Pragu i të ardhurave që ndau varfërinë në vitin 2023, ishte 740 lekë në ditë ose 22 200 lekë në muaj.

Familjet më të predispozuara për të rënë në varfëri janë ato që kanë fëmijë nën varësi më të vegjël se 18 vjeç dhe që jetojnë të paktën me një prind, kurse rreziku është më i ulët tek ato familje që nuk kanë fëmijë. 

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.  

Vitin e kaluar, 36 % e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse do të përjashtoheshin përfitimet sociale. Në vitin 2023, të ardhurat mesatare mujore ishin 42.200 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026