25 prilli, ambasada e SHBA apel shtetasve të saj për kujdes, nuk përjashton mundësinë për trazira

22 Prill 2021 | 16:22

Ambasada amerikane ngre dyshime se në 25 prill mund të ketë probleme. Kjo nisur nga zgjedhjet e kaluara. Në një njoftim shpërndarë për shtetasit amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, ambasada flet për zgjatje të trazirave edhe përtej së dielës së votimit.

“Në zgjedhjet e kaluara janë parë incidente të lokalizuara të dhunës ndaj zyrtarëve që merren me zgjedhjet, kryesisht atyre të lidhur me partitë politike dhe materialet e votimit. Kjo  krijon perspektivë për dhunë të mundshme ose trazira të tjera të Dielën e 25 Prillit, ose në ditët pas votimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Edhe pse nuk përmend qytet konkret, ambasada në njoftim flet për mundësinë e përhapjes së protestave në disa zona.

“Demonstratat në një qytet kanë potencialin për të shkaktuar tubime shtesë në zona të tjera përreth vendit. Për më tepër, trafiku në zonën e Ambasadës ose rreth qendrave të qyteteve të mëdha mund të preket nga tubimet ose protestat, duke shkaktuar mbingarkesë ose vonesa”, thuhet më tej në deklaratë.

Pritshmëria për procesin elektoral në Shqipëri, është disaditore.

Numërimi i votave do të pasojë votimin e së dielës në qendrat e numërimit dhe në disa bashki mund të zgjasë deri në disa ditë.

Ashtu si në të gjitha njoftimet për shtetasit e saj para protestave, ambasada i këshillon ata të mbajnë profil të ulët, të qëndrojnë larg grumbullimeve apo vendeve ku mund të ketë dhunë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026