Monika Kryemadhi: Më 25 prill votoni për t’i dhënë fund tranzicionit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur sot fushatën elektorale në Qarkun e Tiranës. Në një miting të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri thirrje që qytetarët më 25 prill të votojnë për t’i dhënë fund tranzicionit.
“Shqipëria është sot në rrezik është e tradhtuar nga qeverisja prandaj në këto zgjedhje u bëj thirrje të gjithë juve nga ky shesh i bekuar që të mos ndaloni për asnjë moment në këto ditë për të çuar çdo njeri drejt kutisë së votimit për të votuar LSI”, tha ajo.
Sipas znj. Kryemadhi qeveria e re do të kujdeset për ndryshimin e klimës së biznesit duke favorizuar biznesin e ndershëm dhe jo oligarkët që siç tha ajo janë “kthyer në shtojzovalle për të ruajtur paratë dhe koncesionet që u grabisin paratë shqiptarëve”.
“Lista e LSI është lista fituese dhe këtë e tregon sot kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme në sheshin ‘Nënë Tereza’. Më 25 prill shqiptar kanë në dorë zgjidhje ne zgjedhjeve të tyre, më 25 prill shqiptarë do t votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6 pasi ne kemi vënë zemrën për Shqipërinë”, deklaroi kryetarja e LSI.
Monika Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 25 prill t’i kthejnë Shqipërisë sovranitetin me votë dhe për të pasur një Shqipëri evropiane.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta