Kandidatja e PD Oriela Nebiaj: Marrim 20 mandate në Tiranë, pa përfshirë LSI
Kandidatja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, tha se gëzon një mbështetje të madhe nga qytetarët për zgjedhjet e 25 prillit.
“Synimi ishte për të përfaqësuar programin e PD, por unë nuk evitoj dot, ku shumë qytetarët që takoj kanë preferencë ndaj meje. Ndjej një mbështetje shumë të madhe të të gjithë miqve”, tha jo.
Ajo tregoi në “Ilva Now” se si është bërë pjesë e listave të Partisë Demokratike, duke thënë se asgjë nuk është rastësore.
“Unë e kam cekur me herët në daljet e mia publike, angazhimi në PD ka nisur më herët. Ka qenë edhe një ngacmim i gjithanshëm i imi, dhe më erdhi propozimi nga z.Basha të isha në ekipin e tij. Padiskutim që ishte momenti im dhe duke punuar edhe në heshtje, momenti vjen. Është një vendim tashmë për të qenë e pandashme në politikën aktive. ky është aktivizimi im që nuk ndërron më”, tha ai.
Kandidatja e PD-së thotë se në qarkun e Tiranës do të marrin 20 mandate, pa përfshirë këtu mandatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“PD në Tiranë del me 20 mandate, pa LSI. Fokusi IM do jenë të rinjtë, por do t’i përfaqësoj të gjithë”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta