Ervin Bushati: Nëse del se kam marrë një votë të blerë, largohem nga politika
Ervin Bushati, drejtues politik i PS në Qarkun e Tiranës duke folur për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, tha se zyrtarë të Partisë Demokratike që kanë dhënë urdhër për të ngritur Strukturën për Mbrojtjen e Votës duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ai e cilësoi strukturë paramilitare dhe shtet paralele për të vënë drejtësi në rastet kur konstatohet se ka blerje votash.
“Në Shqipëri nuk ka dënim me vdekje, nuk mund të marrësh një ushtarak dhe të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin. Kush e ka dhënë urdhrin për të ndërtuar këto trupa të armatosura, këtë shet paralel duhet hetuar deri në fund”, deklaroi kandidati i PS.
Deputeti socialist e konsideroi “akt terrorist” vrasjen e 56-vjeçarit nga një anëtar i Strukturës për Mbrojtjen e Votës në PD dhe tha se “kjo parti është shumë pranë të quajturit parti terroriste”.
Sipas Ervin Bushatit është e pamundur që një parti të marrë pushtetin me vota të blera dhe tha se në rast se provohet se ai ka blerë qoftë dhe një votë largohet nga politika.
“Në qoftë se gjendet një rast që Ervin Bushati ka marrë një votë me blerje, unë iki direkt nga skena politike dhe nuk merrem më kurrë. Kjo është partia më e madhe në vend, votohet nga 55-60% e popullatës. Nuk mund të merret pushteti me një votë apo dy vota të blera, nuk të ndjekin njerëzit”, tha z. Bushati
Ai shtoi se sipas pretendimeve të opozitës del se Shqipëria është një vend ku qytetarët janë të inkriminuar dhe shitet vota.
“Çdo javë ka nga një histori. Si mund të mendojë një parti që pretendon të vijë në pushtet të ngrejë strukturë të armatosur. Të njëjtën bindje kemi pasur dhe në 2013, por nuk kemi pasur kurrë strukturë të armatosur”, përfundoi z. Bushati.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta