Pse u vendos karantinë për emigrantët në prag zgjedhjesh? Dule tregon të vërtetën e tij
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha në “Ilva Now” se akti për të vendosur karantinë për emigrantët që vijnë nga Greqia është vendim politik i qeverisë Rama.
“Ky është një vendim i motivuara kryekëput politikisht. Është në turpin e këtij komitetit, sepse shfrytëzojnë pandeminë dhe autoritetin që u kemi dhënë të gjithë duke u besuar aspekti shkencor të aktiviteti të tyre, ndërsa ata e tjetërsuan atë duke vepruar më keq se sa politikanët me kriter politike”, tha ai.
Ky vendim thotë ai do mirëkuptohej në kohën kur Shqipëria raportonte mbi 1200 infektime në ditë.
“Do ta mirëkuptoj kur në Shqipëri kishim 1200 raste të diagnostikuar në ditë, por tani kur është dhjetë herë me e vogël. Ky vendim ka një synim që të pengojë.. do të vinin shumë pak, sepse njerëzit janë nën fobinë e frikës që është krijuar”, theksoi ai.
Kreu i PBDNJ-së tha se ka informacione se Partia Socialiste në Vlorë nuk do të arrijë të fitojë mandatin e tetë, vend në të cilin është renditur kryeministri Rama.
Këto rrethana sipas tij kanë çuar, që Komitetin Teknik të Ekspertëve të caktojë dy javë karantinë për emigrantët pasi qëllimi kryesor është menduar që t’u pamundësohet votimi më 25 prill.
“Z. Rama është i sfiduar. Aktualisht, të dhënat e mia tregojnë se PS nuk e fiton mandatin e tretë në Vlorë, dhe ardhja e disa emigrantëve e bënte edhe më të largët zgjedhjen e tij në qarkun e Vlorës, rrjedhimisht është interesi i tij, që detyroi komitetit të marrë një vendim të tillë. Minimumi për opozitë e bashkuar janë 19 mandate në tiranë. Me shtesën se dy ditë e fundit do ti japin opozitës një dinamike shtesë prej 2-3% të totalit të votave. Dinamika është e tillë dhe të gjithë e shohin se nga anon fitorja”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta