Sharka: Pesticidi i gjetur te mandarinat shqiptare ka 4 vjet që nuk lejohet me ligj

19 Dhjetor 2024 | 18:41

Ish-kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, foli në Euronews Albania në lidhje me bllokimin e mandarinave shqiptare nga BE.

Sipas Sharkës kjo gjë pritej sepse pothuajse çdo tre muaj sipas tij, sistemi i kontrollit të BE konstaton raste të tilla. Ai ngriti alarmin duke thënë se ky pesticid kishte 4 vjet që ishte hequr me ligj nga BE dhe ndalohej dhe në vendin tonë.

“E prisja sepse jo për mandarinat por pothuajse çdo tre muaj kemi raste të tilla ku Sistemi i Kontrollit të Sigurisë Ushqimore të Bashkimit Europian, herë pas here i nxjerr produktet tona mbi noramtivën e BE-së për pesticide të caktuara. Ky rast është alarmant sepse është zbuluar një preparat që ka 4 vjet që me ligj është hequr nga lista e përdorimit nga BE dhe në vendin tonë po ashtu. Tjetra është që kemi të bëjmë me fruta dhe ajo që është alarm për ne është që ne vihemi përballë faktit vetëm kur kontrollohemi nga BE dhe pyetja e madhe vjen; A kontrollohemi ne në vendin tonë dhe pse nuk zbulohet këtu, që do të thotë që AKU është kthyer në një insitucion që vepron pos faktum. Domethënë AKU vepron gjithmonë pas konstatimit të BE dhe puna e tyre është reduktuar duke vendosur vetëm gjoba pas konstatimeve nga BE. Natyrisht që në tregun tonë dhe të Kosovës këto mandarina qarkullojnë por janë eksportuar me qindra ton dhe shumica kanë dalë të rregullta jo për të ulur alarmin por nuk është gjithçka zi, gjithsesi në tregun tonë dhe të Kosovës qarkullojnë këto produkte”, tha Eduart Sharka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026