Rusia bombardon kryeqytetin Ukrainas, dy të vrarë dhe disa të plagosur

20 Dhjetor 2024 | 09:05

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e së premtes në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin jugor Herson.

Në të gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore për disa orë.

Rusia hodhi tetë raketa, përfshirë raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23 – vetëm në Kiev, tha kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit.

Një person u vra nga një sulm në qarkun Holosiv të Kievit. Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet, sipas dëshmitarëve.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se dy njerëz u plagosën si pasojë e sulmeve në katër pjesë të tjera të qytetit.

Në Herson, një burrë 60-vjeçar u vra nga një sulm rus, ndërsa dy të tjerë u plagosën, raportuan autoritetet rajonaleh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026