‘Koha e duhur për bisedime’, kryediplomati gjerman vizitë në Beograd. Vuçiç: Zgjidhje kompromisi

23 Prill 2021 | 14:04

Gjatë vizitës në Beograd, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas bëri thirrje për rinisjen e negociatave midis Serbisë dhe Kosovës.

Maas nënvizoi se ky është “momenti i duhur” për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, presidenti Vuçiç tha se Beogradi është i gatshëm të “punojë ” drejt arritjes të asaj që ai e përshkroi si një “zgjidhje kompromisi”.

“Ne nuk e njohim Kosovën, por jemi të gatshëm të diskutojmë për të ardhmen e të gjithë rajonit në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme,” theksoi Vuçiç.

Një ditë më parë kryediplomati gjerman ishte në Prishtinë  ku u takua edhe me kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç nuk i kursen kritikat ndaj Bashkimit Evropian dhe SHBA-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026