Sulmi rus ndaj ambasadës në Kiev, flet ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO
Në një nga sulmet e Rusisë në Ukrainë u dëmtuan dhe disa zyra në një kompleks ku ndodheshin disa seli diplomatike mes tyre dhe të Ambasadës së Shqipërisë.
Lidhur me ketë dhe situatën ndërkombëtare ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika foli në një intervistë për Thimi Samarxhi në Euronews Albania.
Ai tha se po jepet mesazhi se Rusia është e gatshme të futet në konflikt dhe me vënde të NATO-s, por është ë parpanueshme që të sulmohen misionet diplomatike pasi egziston konventa për mbrojtjen e diplomatëve dhe rezidencave të tyre por sipas tij nga Putini mund të pritet çdo gjë.
Ndërsa për mesazhin e Medvedev se; “Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, ish-ambasadori Visho Ajzi Lika tha se Medved është përdorur si ai që lëshon kërcënime pa doganë, por gjithsesi nuk duhet të merren me shumë serjozitet këto deklarta.
“Ajo çfarë tha ai është një reaksion kërcënues për perendimin pas vrasjes së gjenralit të lartë rus. Sigurisht këto kërcënime shkojnë në një linjë dhe më fjalimin vjetor të Putinit dhe në një farë mënyre janë për ngritjen e moralit të rusëve të cilët po e ndjejnë në lëkurë luftën”, tha ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi