Biden ndryshon 37 nga 40 dënimet me vdekje në burgim të përjetshëm

23 Dhjetor 2024 | 15:21

Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden vendosi sot që përpara se t’ia dorëzonte pushtetin presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar 2025, t’u zbusë dënimet 37 nga gjithsej 40 të dënuarve me vdekje në burgjet federale të SHBA-së dhe do t’i konvertojë në burgim te përjetshëm pa mundesi lirimi me kusht.

Ky veprim i Biden do të pengojë planin e Trump për të përshpejtuar ekzekutimin e dënimeve me vdekje në Amerikë dhe sepse, ndryshe nga urdhrat e tjerë ekzekutivë, vendimet për faljen e të dënuarve nuk mund të anulohen nga pasardhësi i presidentit në Shtëpinë e Bardhë, raporton Reuters.

Gjatë mandatit të tij të parë si president nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale pas një ndërprerjeje 20-vjeçare, ndërsa Biden, i cili kandidoi për president duke kundërshtuar dënimin me vdekje, i pezulloi ekzekutimet federale sapo mori detyrën në janar 2021.

Javët e fundit, Biden është përballur me presionin e demokratëve në Kongresin e SHBA-së, të cilët kundërshtojnë dënimin me vdekje dhe liderët fetarë, përfshirë Papa Françeskun, për të ndryshuar dënimet me vdekje në burgim të përjetshëm përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026