Vaksinimi i fasonëve, Manastirliu: Prioritet më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese
Një grup punonjësish nga fasoneri të ndryshme të Tiranës kanë nisur vaksinimin. Sipas Ministres së Shëndetësisë.,në vaksinimin e fasonëve prioritet si fillim kanë më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqendruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Si fillim ky proces ka nisur për punonjësit e fabrikave me material porositësi, ku janë rreth 60.000 të punësuar.
Në ditët në vijim sipas ministrisë, vaksinimi do të nisë edhe në qytete të tjera.
Në total deri më tani janë kryer rreth 383 mijë doza vaksine anti COVID-19, prej të cilave mbi 296 mijë doza për personat mbi 60 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka përfunduar vaksinimi për bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu dhe punonjësit e medias.
Ndërkohë, vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, si dhe punonjësit e shërbimeve hoteliere.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta