Humb kontrollin e përplaset me kalimtarët autobusi në Norvegji, vdesin 3 persona

26 Dhjetor 2024 | 19:26

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit.

Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Asvatnet, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp. Mendohet se në momentin e përplasjes ndodheshin 58 persona, shumë prej të cilëve, sipas policisë, janë shtetas të huaj.

Përveç viktimave, policia tha se katër persona ishin plagosur rëndë.

Tre persona janë dërguar në spitalin Stokmarknes me helikopter shpëtimi, ndërsa pasagjerët e tjerë janë dërguar në një shkollë aty pranë.

Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10.

Në vendngjarje kanë punuar edhe ekipet e zjarrfikëses, ambulanca dhe policia. Në këtë zonë ka pasur raporte për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, të cilat i kanë vështirësuar përpjekjet e shpëtimit.

Transmetuesi publik NRK raportoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Narvik për në arkipelagun Lofoten.

Kryeministri Jonas Gahr Støre tha se përplasja ishte “një situatë shumë serioze” dhe se mendja e tij ishte me të gjithë të prekurit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026