Vriten 5 gazetarë palestinezë nga sulmi izraelit në Gaza

26 Dhjetor 2024 | 19:32

Një sulm ajror izraelit vrau 5 gazetarë palestinezë që ndodheshin jashtë një spitali në Rripin e Gazës, natën mes së mërkurës dhe së enjtes.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, sipas të cilës sulmi goditi një automjet jashtë spitalit “Al Awda”, që ndodhet në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës.

Nga ana e saj, qeveria izraelite deklaroi se sulmi kishte goditur një grup militantësh. Viktimat ishin gazetarë që punonin për rrjetin informativ vendas “Quds News Network”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan atë që kishte mbetur nga furgoni i djegur, me sinjalizimet që ishte një makinë mediash ende të dukshme në dyert e tij.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, mbi 130 reporterë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor të vitit të kaluar.

Izraeli ka kufizuar aksesin e gazetarëve të huaj në Gaza, veç rasteve kur e bëjnë këtë të shoqëruar nga ushtria hebraike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026