“Komplot” kundër Trump? Xi Jinping do të vizitojë Rusinë në vitin 2025

27 Dhjetor 2024 | 13:41

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Rusinë në vitin 2025, ka njoftuar ambasadori rus në Pekin, Igor Morgulov.

Ambasadori ka deklaruar se planet për këtë vizitë janë aktualisht duke u hartuar, megjithatë Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për datën.

“Sa i përket ngjarjeve konkrete dypalëshe, mund të them se planet janë duke u përgatitur me intensitet,” tha Morgulov për agjencinë e lajmeve RIA.

Vizita e Xi Jinping në Rusi vjen pas një periudhe të ngjeshur të bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidenti kinez vizitoi Rusinë edhe në tetor të vitit 2023, kur mori pjesë në samitin e BRICS.

Po ashtu, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar Kinën në shkurt të vitit 2022, pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës, ku shpalli një partneritet “pa kufij” mes dy vendeve. Në maj të këtij viti, Putin ishte gjithashtu në Pekin, ku nënvizoi një “epokë të re” të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, të cilat janë gjithnjë e më shumë të orientuara kundër politikave amerikane.

Vizita e Xi Jinping në Rusi planifikiohet në një kohë kur në Shtëpinë e Bardhë pritet të marrë drejtimin Donald Trump, i cili në politikën e tij të jashtme ka si qëllim dobësimin e Kinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026