Dyshimet për blerje votash, arrestohet një person, shpallet në kërkim kandidati për deputet i LSI

24 Prill 2021 | 11:21

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër me akuzën e penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje.

Burime nga policia bëjë me dije se është vënë në pranga shtetasi Elis Babe, 30 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim kandidati për deputet i LSI, Etion Joka, 32 vjeç.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shërbimet e policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e 32-vjeçarit.

Në pamjet e publikuara në media dhe në rrjetet sociale kandidati i LSI shihet teksa i ofron 100 dollarë 30-vjeçarit, ndërkohë që bisedonte për favorizime dhe blerje të tjera votash.

“Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, bën me dije policia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026