Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nën vëmendjen e 12 redaksive të Euronews Group
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri kanë qenë në fokus të Europës, përfshi këtu edhe nga grupi i Euronews që po e mbulon në të gjitha gjuhët.
Në zhvillimet pasqyruara prej tyre janë përmendur dhe tensionet midis palëve politike të cilat kanë përfunduar deri në humbje jete dhe akuza të ndërsjella se po ushtrohet presion ndaj votuesve si dhe përpjekje për shit-blerjen e votës.
Por nga ana tjetër, Euronews thekson se problemet e reale e të përditshme në Shqipëri mbeten të pazgjidhura pavarësisht fushatës me retorikë të ashpër dhe partive që fajësojnë njëra tjetrën për mungesën e përparimit në vend.
E pyetur nga Euronews për atmosferën zgjedhore në Shqipëri, gazetarja e Euronews Albania Xhoi Zajmi përmendi disa prej vështirëve me të cilat pritet të përballet cilado parti që do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare.
“Kushdo që do fitojë zgjedhjet do të hasë vështirësi. Rimëkëmbja pas pandemisë, papunësia, konsolidimi i institucioneve dhe ndërtimi i një gjyqësori të fortë për të luftuar korrupsionin janë disa ndër çështjet kyçe që duhet të përballen në mënyrë që ta sjellin vendin një hap më pranë Bashkimit Europian”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta