Eksperti: FBI duhet të përcaktojë nëse sulmi në New Orleans ishte drejtuar nga ISIS
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) duhet të përcaktojë nëse sulmi në New Orleans më 1 janar ishte i frymëzuar apo planifikuar nga Shteti Islamik (ISIS), tha eksperti i sigurisë nga Fondacioni Azi-Paqësor Sajjan M. Goel.
Goel i tha CNN se sulmi në New Orleans tregon një dëshirë për të maksimizuar numrin e viktimave.
Ai përkujtoi se në të kaluarën ka pasur disa sulme me automjete të kryera nga pjesëtarët e ISIS.
Goel vlerësoi se sulmi ishte planifikuar mirë.
Numri i personave të vrarë në sulmin e djeshëm në New Orleans është rritur në 15 , dhe të paktën 35 persona janë lënduar, raportoi sot CNN.
Shtetasi amerikan Shamsud Din Bahar Jabbar (42 vjeç) dyshohet se ka drejtuar kamionin e tij në një turmë njerëzish në rrugë dhe ka vrarë kalimtarët.
Ai u vra në një përballje me policinë rreth orës 3:15 të ditës së djeshme me orën lokale, në një pjesë të New Orleans ku ishin mbajtur disa festime të Vitit të Ri.
FBI tha se një flamur i Shtetit Islamik u gjet në automjetin e tij.
Pasi automjeti u ndal, shoferi doli nga automjeti dhe hapi zjarr ndaj oficerëve që përgjigjeshin, tha policia e New Orleans.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta