Kutia e zezë e avionit të rrëzuar në Korenë e Jugut do dërgohet në SHBA për analiza

2 Janar 2025 | 21:17

Kutia e zezë e dëmtuar e Boeing 737-800 e kompanisë koreano-jugore “Jeju Air”, e cila goditi një mur gjatë uljes në Korenë e Jugut, kur humbën jetën 179 persona, do të dërgohet në SHBA për analiza, njoftoi Ministria e Transportit në Seul.

Ministria njoftoi se 12 hetues nga Koreja e Jugut dhe 10 nga SHBA do të përfshihen në hetimin e përbashkët, duke përfshirë zyrtarë nga Administrata Federale e Aviacionit, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe prodhuesi amerikan i avionëve Boeing, raportoi CNN.

Autoritetet thanë se kutia e zezë ishte dëmtuar në përplasje dhe arritën në përfundimin se Koreja e Jugut nuk ishte në gjendje të nxirrte të dhënat, u tha gazetarëve zëvendësministri i Aviacionit Civil të Koresë së Jugut, Ju Jong-wan.

Hetuesit në Korenë e Jugut kanë nxjerrë të dhënat fillestare nga një tjetër kuti e zezë, një regjistrues zëri në kabinë, dhe po punojnë për të kthyer përmbajtjen e tij në skedarë zanor, tha Zhu.

Procesi i leximit të kutisë së zezë, i cili po zhvillohet në Korenë e Jugut, do të zgjasë rreth dy ditë dhe autoritetet shpresojnë që të dhënat nga të dyja kutitë e zeza do të ofrojnë informacion jetik që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të katastrofës.

“Shkaku i aksidentit do të zbulohet përmes një analize gjithëpërfshirëse dhe rishikimit të hetimeve të detajuara të avionit, trupit të avionit dhe kutisë së zezë”, tha sot presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang Mok.

Autoritetet njoftuan se kanë përfunduar identifikimin e të 179 personave që humbën jetën në aksident.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e fluturimit 7C2216 të Jeju Air nga Bangkok në Mueang më 29 dhjetor dhe hetimi mund të zgjasë me muaj.

Piloti bëri një thirrje urgjence dhe raportoi një goditje nga një tufë zogjsh përpara se të fillonte një ulje emergjente, gjatë së cilës avioni mori flakë dhe u përplas me një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan.

Dy nga 181 personat në bordin e avionit i mbijetuan aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026