Orbani “i paftuar” në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së

3 Janar 2025 | 11:24

Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hungarisë në ngjarjen që do të mbahet më 3 janar për nisjen e Presidencës polake të Bashkimit Evropian. Kjo pasi Budapesti i dha azil politik një ish-zëvendësministri i cili po hetohet për dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike, tha një zyrtare e lartë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po ashtu nuk është ftuar në ceremoninë që do të mbahet në Varshavë, tha zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka.

Varshava ka shprehur zemërim pasi Hungaria muajin e kaluar i dha azil politik Marcin Romanowskit, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë i cili u ndalua korrikun e vitit të kaluar si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të fondeve publike.

Romanowski u lirua shpejt pasi presidenti i Asamblesë evropiane për të drejtat e njeriut tha se ai kishte imunitet pasi ishte anëtar i këtij trupi. Ish-zëvendësministri i mohon akuzat kundër tij.

“Kur ne i ftuam mysafirët në galanë tonë para një muaji, ne e ftuam gjithë korpusin diplomatik”, tha Sobkowiak-Czarnecka gjatë një deklarimi televiziv të premten.

“Por, pas situatës me zëvendësministrin Romanowski, ministri [i Punëve të Jashtme, Radek] Sikorski vendosi që ambasadori hungarez nuk do të jetë i mirëpritur në ngjarjen e sotme”.

Kryeministri polak, Donald Tusk, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të mbajnë fjalime në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës gjashtëmujore të Polonisë në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026