Kush voton sot, 3.58 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 107 mijë për herë të parë
Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe pse censusi i vitit 2011 e ka nxjerrë numrin e popullsisë diçka më shumë se 2.8 milionë banorë, në listat e zgjedhësve figurojnë edhe emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Për këta të fundit megjithëse pati shumë përpjekje, sërish nuk u arrit që t’u mundësohet votimi nga vendet ku jetojnë.
Bazuar në të dhënat e përpiluara nga Ministria e Brendshme, në këto zgjedhje janë 107,024 të rinj dhe të reja që do të votojnë për herë të parë.
Duke bërë një ndarje gjinore, 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj, ndërsa 49.5 % janë femra. Por ka edhe shqiptarë të cilët nuk do iu lejohet që të shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare. Bëhet fjalë për 1,098 shtetas që nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Këta qytetarë përveçse janë të dënuar për veprat penale që kanë kryer, gjithashtu iu është hequr e drejta për të zgjedhur në 25 prill.
Për 3,588,869 shqiptarët me të drejtë vote këtë 25 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ngritjen e 5199 qendrave të votimit në 61 bashkitë e vendit. Këto qendra votimi do të grumbullohen për t’u numëruar në 92 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Të ndara sipas qarqeve, Tirana është qarku më i madh, ku do të garohet për 36 mandate. Për shpërndarjen e këtyre mandateve, të drejtën e votës e kanë 910.494 të ndarë në 1243 qendra, të cilat do të numërohen në 18 KZAZ.
Pas Tiranës, është Fieri qarku i dytë më i madh me 403.288 qytetarë me të drejtë vote që janë të ndarë në 580 qendra votimi. Në këtë qark prodhohen 16 mandate dhe votat do të numërohen në 9 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Qarku i tretë më i madh është Durrësi. Në këtë qark ku do të dalin 14 deputetë, janë 358.730 me të drejtë vote të shpërndarë në 481 qendra votimi. Kutitë e qarkut të Durrësit do të numërohen 6 KZAZ.
Durrësin e pason Elbasani, si qarku i katërt më i madh me 346.948 qytetarë që kanë të drejtën e votës për të zgjedhur 14 deputetë. Në Elbasan janë 511 qendra votimi, të cilat do të numërohen në 10 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Qarku i pestë më i madh është Vlora. Në këtë qark kanë të drejtën e votës 318.428 të shpërndarë në 445 qendra votimi. Këto kuti do të numërohen në 10 KZAZ për të përcaktuar si do ndahen 12 mandatet e Vlorës.
Në qarkun e Shkodrës janë 318.428 qytetarë me të drejtë vote që vendosin për 11 mandate deputeti. Këta qytetarë do të votojnë në 445 qendra votimi dhe numërimi do të bëhet në 10 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Në qarkun e Korçës ku garohet për 11 mandate deputeti, të drejtën e votës e kanë 284.363 qytetarë. Këta qytetarë do e ushtrojnë të drejtën e tyre në 427 qendra votimi dhe numërimi do të bëhet në 7 KZAZ.
Në Berat janë 183,119 qytetarë me të drejtë vote që kanë të drejtën për të vendosur për 7 mandatet që prodhon ky qark. Për këto 183,119 qytetarë, janë 277 qendra votimi të cilat do të numërohen në 6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Qarku i Lezhës prodhon 7 mandate deputeti dhe të drejtën e votës e kanë 173.899 qytetarë. Këta do të jenë të ndarë në 249 qendra votimi dhe Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor për të numëruar votat janë vetëm 4.
Në renditjen e qarqeve më të vegjël, Dibra është e treta, me vetëm 5 mandate deputeti dhe 131,225 qytetarë me të drejtë vote. Në këtë qark janë 227 qendra votimi, ndërsa numërimi do të bëhet në 4 KZAZ.
Gjirokastra prodhon vetëm 4 mandate deputeti dhe të drejtën e votës e kanë 123,270 qytetarë. Për këtë qark janë 207 qendra votimi dhe votat do të numërohen në 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Qarku më i vogël, ku gara bëhet vetëm për 3 mandate është Kukësi, ku të drejtën e votës e kanë 83,027 qytetarë. Për këta qytetarë janë ngritur 141 qendra votimi dhe numërimi do të bëhet në 3 KZAZ.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta