Funerali në nder të Carter, 6 ditë homazhe për ish-presidentin e SHBA

5 Janar 2025 | 11:32

Në shtetin e Xhorxhias nisi funerali 6-ditor në nder të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter.

Carter shërbeu në Shtëpinë e Bardhë në periudhën 1977-1981 dhe ndërroi jetë më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.

Një autokolonë me arkivolin e ish-kreut të shtetit nisi nga një qendër mjekësore në kontenë Amerikus dhe kaloi përmes qytetit të tij të lindjes Plleins.

Procesioni u drejtua më pas në Atlanta dhe për në Qendrën Presidenciale Carter, për një sherbesë private.

Nga mbrëmja e së shtunës deri në 6 të mëngjesit të së martës, arkivoli me trupin e Carter do të jetë në dispozicion të publikut për homazhe.

Më pas, trupi i tij do të udhëtojë për në Uashington, ku do të qëndrojë në Rrethrrotullimin Capitol, deri në ceremoninë mortore ditën e enjte në orën 10, në Katedralen Kombëtare të kryeqytetit amerikan.

Varrimi më pas do të zhvillohet në një ceremoni private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026