Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA

7 Janar 2025 | 10:34

Një pacient në Luiziana ka ndërruar jetë pas infektimit me gripin e shpendëve H5N1, duke shënuar vdekjen e parë njerëzore të raportuar nga ky virus në Shtetet e Bashkuara, njoftoi të hënën Departamenti i Shëndetësisë në shtetin amerikan.

Pacienti, një individ mbi 65 vjeç me sëmundje shoqëruese, u shtrua në spital më 18 dhjetor pasi ishte ekspozuar ndaj shpendëve të kontaminuar.

Që nga muaji prill, afërsisht 70 raste të gripit të shpendëve janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, kryesisht mes punëtorëve të fermave dhe individëve të tjerë me ekspozim të ngushtë ndaj shpendëve, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Megjithatë, zyrtarët kanë deklaruar se rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët.

Përhapja e virusit, i cila filloi në vitin 2022, ka shkaktuar vdekjen e rreth 130 milionë shpendëve të egër dhe të butë dhe ka prekur rreth 917 tufa lopësh.

Sipas CDC-së, analiza e virusit të marrë nga pacienti i Luizianës tregoi se ai i përkiste gjenotipit D1.1, i cili është zbuluar më parë tek shpendët e egër. Ky variant është i ndryshëm nga gjenotipi B3.13, që ka simptoma më të lehta tek njerëzit.

CDC dhe ekspertët globalë janë në vëzhgim të vazhdueshëm për të identifikuar shenjat e mundshme që virusi po fiton aftësinë për t’u përhapur lehtësisht nga personi në person. Deri më tani, nuk ka prova që sugjerojnë një përhapje të tillë.

Personat që punojnë ose janë në kontakt të ngushtë me shpendë, zogj të egër apo lopë qumështore mbeten në rrezik më të lartë të ekspozimit ndaj virusit, tha Departamenti i Shëndetësisë së Luizianës.

Në mbarë botën, mbi 950 raste të njerëzve të infektuar me gripin e shpendëve janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me një normë fataliteti prej rreth 50%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026