“980.000 ushtarë në luftime”, Zelensky: Kemi ushtrinë më të madhe në Evropë

7 Janar 2025 | 17:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka 980.000 njerëz të armatosur që luftojnë kundër Rusisë në të gjitha frontet dhe se ushtria ukrainase është “më e madhja në Evropë”.

Kyiv Independent thekson se Zelensky nuk e mori parasysh Rusinë në atë vlerësim, e cila sulmoi Ukrainën me më shumë se një milion njerëz pothuajse tre vjet më parë. “Ukraina ka ushtrinë më të madhe në Evropë.

Pas nesh vjen Franca, e cila ka katër herë më pak ushtarë. Më duket se francezët kanë 200.000 ushtarë, kurse ne kemi 980.000”, theksoi Zelensky.

Më herët Zelensky tha se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pesë muajve luftimesh kundër forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, me gati 15.000 ushtarë të vrarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026