Ambasadorja Kim në Shkodër: Votoni të lirë dhe larg çdo ndërhyrjeje, është dita juaj

25 Prill 2021 | 09:26

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim nga Shkodra u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë të lirë jashtë çdo ndërhyrjeje. Ambasadorja Kim pa nga afër funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve.

“Ishte shkëlqyeshëm që pashë se si sistemi i kontrollit të kartave biometrike funksiononte shumë mirë. Në fakt pashë një rast kur numri i kartës nuk u shfaq nga sistemi por pati një plan mbështetës që u vu menjëherë në veprim”, tha ambasadorja.

Yuri Kim edhe njëherë theksoi se SHBA nuk mbështesin asnjë forcë politike apo kandidat por inkurajojnë qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë në mënyrë të lirë vullnetin e tyre përmes votës.

“SHBA nuk mbështesin një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë që të shkojë të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, përfundoi ambasadorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021