Incident në Sheshin Skënderbej, automjeti futet me shpejtësi në shesh drejt njerëzve

25 Prill 2021 | 12:47

Një incident ka ndodhur në sheshin Skënderbej gjatë ditës së sotme, ku një i ri ka thyer barrierat dhe është futur me automjet brenda në shesh.

Në sheshin Skenderbej prej vitesh nuk lejohen automjetet, ndërsa ka edhe barriera përreth.

Mjeti ishte i dëmtuar në pjesën e tij të parme, dhe ecte me shpejtësi nëpër shesh në mënyrë të pakontrolluar. Në shesh, ndërkohë, kishte shumë persona të grumbulluar.

Një i ri i me emrin Klodian Elqeni i cili ishte dëshmitar në ngjarje, arriti të neutralizojë drejtuesin e mjetit. Ai u shpreh se automjeti po shkonte drejt njerëzve në mënyrë të pakontrolluar gjë që përhapi frikë. I riu ndërhyri pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

“Ishin në shesh dhe pashë një akt të rrezikshëm për jetën e qytetarëve këtu dhe po mendoja se është akt terrorist dhe mu desh të bëja ndërhyrje për të neutralizuar personin. Makina hyri me shpejtësi dhe u nis drejt njerëzve. Kishte shumë qytetarë përreth” u Klodian Elqeni.

Dyshohet se i 32-vjeçari A.M. ka qenë në gjendje të droguar pasi brenda mjetit janë gjetur disa doza cannabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Personi që drejtonte mjetin është shoqëruar për në polici dhe pritet të mësohet se çfarë masash do të merren. Shkaqet e aktit nuk dihen ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026