“Deri tani, administrim shumë i mirë i procesit zgjedhor”, Kikia komenton atmosferën e 25 prillit

25 Prill 2021 | 13:15

Mentor Kikia, kryeredaktor i Euronews Albania tha se kishte shkuar në qendrën e tij të votimit për të votuar, ku tregoi gjithashtu se situata atje ishte shumë normale me njerëz që prisnin të votonin por jo me radhë të gjata.

“Një administrim shumë i mirë i procesit zgjedhor”, kështu e cilësoi Kikia votimin ditën e sotme ku theksoi se një qytetari nuk i duhej të priste më shumë se 10-15 minuta për të ushtruar të drejtën e tij.

Kryeredaktori i Euronews Albania u shpreh se atmosfera në territorin e Shqipërisë, ditën e zgjedhjeve ka qenë ai i një ditë, deri tani, normale me incidente të vogla që mund të konsiderohen të papërfillshme po të shohim procesin në tërësi.

“Nuk mund t’i klasifikosh as incidente por probleme që lidhen kryesisht me funksionimin e pajisjeve elektronike duke qenë se aplikohen për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri,” – tha Kikia.

Sipas tij, me futjen e teknologjisë në këto zgjedhje e më tej do të bëhet i mundur institucionalizimi i diçkaje shumë të rëndësishme për qytetarët, siç është besimi.

Në fund të lidhjes së drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Mentor Kikia bëri thirrjen e tij për pjesëmarrje në votime jo vetëm si një detyrim kushtetues por një detyrim ndaj vetes.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021