Partia Demokratike denoncon shkeljet në procesin zgjedhor në Vlorë
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike denoncoi veprën penale të një zgjedhësi i cili ka votuar në orët e para të mëngjesit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Atird Hoxha, kandidat për deputet i PD-së tha se komisionerët e Qendrës së Votimit, kanë konstatuar që qytetari ka fotografuar votën, veprim të cilin e ka pranuar dhe vet ai.
Pasi qytetari ka parë reagimin e Komisionerëve është larguar me nxitim. Ky veprim i jashtligjshëm, siç bëri me dije dhe Hoxha gjatë deklaratës së tij është mbajtur shënim në procesverbalin e qendrës së votimit dhe është përshkruar në librin e protokollit të mbledhjeve.
“Partia Demokratike Vlorë, është informuar për këtë akt dhe duke ju referuar fakteve dhe rrethanave të këtij veprimi, i është drejtuar organit të akuzës për të nisur procedimin penal ndaj këtij shtetasi,” – u shpreh kandidati për deputet i PD-së.
Ai ftoi qytetarët që të dalin të votojnë masivisht dhe theksoi se do të bëjnë me dije të gjitha shkeljet në qarkun Vlorë.
Në fund të deklaratës, Atird Hoxha tha se denoncimet deri tani janë raportuar vetëm nga dokumentacioni ligjor dhe jo bazuar në raportimet e herëpashershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta