Infermierja goditet me thikë në Londër, arrestohet personi i dyshuar

12 Janar 2025 | 16:52

Një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga një person në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës ku po punonte në zonën e Manchester, Londër.

E plagosura, një infermiere rreth 50-vjeçe, u sulmua në Spitalin Royal Oldham në Greater Manchester, ku tani po trajtohet.

Oficerët u thirrën në orën 23:30 të së shtunës dhe arrestuan një 37-vjeçar, të dyshuar nën akuzën për tentativë vrasje, ka deklaruar Policia e Mançesterit.

Detektivët kanë raportuar se nuk ka të tjerë persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe se nuk shfaqet një rrezik apo kërcënim për publikun e gjerë.

“Mendimet tona janë edhe me kolegët dhe pacientët që ishin aty në momentin e incidentit dhe për të cilët kjo ka qenë shqetësuese dhe e frikshme”. Të gjitha shërbimet në Spitalin Royal Oldham mbeten të hapura”,  tha shefja e infiermerisë në North Care Alliance NHS Foundation Trust.

Jim McMahon, deputeti laburist për zonën, e përshkroi sulmin si diçka “të pakuptimtë”.

“Të gjithë jemi të tronditur nga sulmi i pakuptimtë ndaj një infermiere në departamentin A&E të Spitalit Royal Oldham. Mendimet tona janë me infermieren, familjen dhe miqtë, pasi dëshirojmë një shërim të plotë”, postoi ai në Facebook.

Rreshteri Craig Roters ka theksuar se komuniteti lokal mund të shohë një “rritje të pranisë së policisë” ndërkohë që kryhen hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026