Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

15 Janar 2025 | 07:23

Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e tij për të hequr statusin e Kubës si vend që mbështet terrorizmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike për lirimin e të burgosurve politikë në Kubë.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se “dhjetëra” të burgosur politikë dhe të tjerë që konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të ndaluar në mënyrë të padrejtë do të lirohen deri në mesditën e 20 janarit. Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë gjithashtu disa sanksione ekonomike ndaj Kubës, si dhe do të anulojnë një memorandum të vitit 2017 të lëshuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump që ashpërsonte qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.

Disa orë pas njoftimit të Presidentit Biden, Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel tha se qeveria e tij do të lirojë gradualisht 553 të burgosur pas bisedimeve me kishën katolike.

Më herët qeveria e tij shprehu mirënjohjen.

“Megjithë shtrirjen e tij të kufizuar, ky është një vendim në drejtimin e duhur dhe është në përputhje me kërkesën e qëndrueshme dhe të vendosur nga qeveria dhe populli i Kubës”, tha ministria e jashtme e vendit përmes një deklarate për shtypin.

Vendimi i Presidentit demokrat, mandati i të cilit përfundon javën e ardhshme ka të ngjarë të përmbyset që në fillim të javës së ardhshme pasi republikani Trump të marrë detyrën dhe Marco Rubio të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.

Kongresi dhe administrata e ardhshme e zotit Trump do të kenë mundësinë të rishikojnë dhe të ndryshojnë vendimet e zotit Biden, megjithëse zyrtarët e lartë të administratës amerikane thanë se administrata e Presidentit Biden kishte vendosur se nuk kishte “asnjë provë të besueshme” se Kuba aktualisht është e angazhuar në mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026