Kompania hapësinore e Jeff Bezos lëshoi ​​me sukses raketën e saj të re

16 Janar 2025 | 14:36

Kompania hapësinore “Blue Origin” (Blue Origin) e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, lëshoi ​​me sukses raketën e re “New Glenn” në misionin e parë provë.

Raketa, e quajtur sipas amerikanit të parë që rrethoi Tokën, John Glenn, u ngrit nga një rampë në Florida që ishte përdorur më parë për të nisur anijen kozmike Mariner dhe Pioneer të NASA-s gjysmë shekulli më parë, raportoi AP.

Raketa “New Glenn”, 98 metra e gjatë, mbart një platformë eksperimentale të projektuar për të vendosur ose lëshuar satelitët në orbitat e tyre.

Gjatë këtij testi, sateliti mbeti brenda fazës së dytë të raketës ndërsa rrotullohej rreth Tokës dhe misioni zgjati gjashtë orë.

“New Glenn” është projektuar për të transportuar anije kozmike dhe astronautë në orbitë, si dhe në Hënë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026